Lozonjare të papesha
që pas çdo tangoje kërkojnë folezën
si bletëza këmbënektar kapur për krahësh
bëjnë rreth pa porta
solisti në mes je Ti.
Pa to do shembeshin jetët shpërbërë
në humusin e çastit tretur
koha si trung i zhveshur do përgjunjej
hapësira do rrudhej pa muzgun
e pa Afërditën agimi s’do shkëlqente si Agim.
Gurët do gremiseshin e bashkë me ta boshësia
mendimi s’do kish enë, ku të qëndronte?!
Ndërsa ne të dy
do ndiznim qirinj imagjinarë përshpirtjesh
që s’mundëm të ekzistonim
diku, dikur
bashkë një çast
vetëm për vetëm...
1 comment:
Lindita,ishte kenaqsi per mua te lexoja shkrimet e tua.
Poezia jote te shperngul nga bota reale dhe te ngjit ne endra te magjishme.
Sot sapo shijova pak nga shkrimet e tua. Do te kthehem dhe rikthehem prape.
Mimoza Hametaj
Post a Comment